Një emër i ri i bashkohet Top Awards. Ai është Sordi Manfred, një artist që jeton jashtë trojeve tona, i cili ka sjellë një projekt mjaft interesant që mban titullin “Drops of Rain”.

I inspiruar nga grupet muzikore si Nirvana, REM e The Doors, Sordi Manfred dashurohet pas kitarës dhe fillon të shkruajë tekstet e para të krijimtarisë së tij si kantautor. Krijimtaria muzikore e artistit influencohet edhe nga udhëtimi i tij që nis nga vendi i lindjes Tirana, Firenze (Itali) dhe Boston (USA) ku dhe sot banon. Që në moshë të re, Sordi Manfred e gjen veten në shoqërinë e shumë artistëve me të cilët  performon ‘cover songs’ nëpër evente të ndryshme muzikore, dhe sot me shumë kënaqësi pranon të ndajë me publikun këngën e parë të koleksionit të tij muzikor, këngën “Drops of Rain”.

Për momentin, Sordi Manfred po punon mbi finalizimin e albumit të tij, që pritet të bëhet publik në një të ardhme shumë të afërt. Video produksioni si dhe performancat live janë pjesë e projekteve që do të vijojnë në muajt dhe vitet në vazhdim.