Një rikthim i dyfishtë i Soni Malaj. Artistja vjen sërish në klasifikimin e “The Top List” dhe… me një baladë të re. 

Soni i është rikthyer ‘dashurisë së vjetër’, pikërisht baladave që i shkojnë asaj kaq shumë. Ky projekt vjen pas disa bashkëpunimeve dhe këngëve ritmike që sigurisht goditën në shenjë, por këngët e ndjera janë një tjetër dimension i Sonit.

Kënga e re “Dashni të mëdhaja” nga Soni Malaj vjen si një rrëfim i ndjerë për dashurinë që lë gjurmë të thella. Me një ton të butë, por të ngarkuar emocionalisht, Soni rikthehet me një projekt që nuk ka nevojë për shumë zhurmë për të prekur zemrën.

Që në dëgjimin e parë, “Dashni të mëdhaja” të përfshin me melodinë e saj të ndjeshme dhe tekstin që flet për një dashuri të madhe, të paharrueshme. Një rikthim i bukur dhe emocional, që tregon edhe një herë se Soni di si të flasë me zemër për zemrat.