Të ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, kanë qenë Big Basta dhe Kelly, të cilët kanë sjellë projektin e tyre “Pa ty”. Bashkëpunimi vjen si një rikthim i këngës legjendare “Nuk di” nga Upstream dhe Kelly, nga Top Fest 5. Si erdhi ideja për të sjellë këtë version të ri dhe tematika e veçantë që përçon kënga, na flasin vetë Big Basta dhe Kelly…
“Pa ty” sjell temën e dicorcit, por këtë herë nga kënvështrimi dhe përjetimi i burrit. Pse kjo zgjedhje?
Big Basta: Divorci shpesh rëndon edhe mbi burrin, që supozohet se duhet të qëndojë i fortë. Kemi dashur të jemi pak më të sinqertë për të treguar ndjenjat e burrit. Sepse më së shumti këngët shikohen nga këndvështrimi femëror. Ne i kemi rënë më thellë. Nuk mjaftojnë vetëm 38 vargje për të numëruar një ndjesi, por jemi munduar ta shpjegojmë. Kënga është legjendare, bashkëpunimi ka lindur shumë kohë më parë. E dija që nëse do të bashkëpunoja me Kellyn do t’ia dedikoja kësaj ndjesie. Jam munduar të futem në mendjen e gjithë situatës.
Kelly: Që kur dola nga BBV, ishte një kërkesë shumë e lartë për ta rikthyer këtë këngë, duke e sjellë më ‘In’ me tingujt e momentit. Versioni me Big Bastën ka qenë simbiozë e saktë e bashkëpunumit, sepse jemi të një gjenerate dhe i njohim limitet se ku i përkasim. Është pritur shumë mirë nga publiku. Prisja pak kritika se pse është marrë vetëm nga ky kënvështrim, por është një temë që i përket të gjithëve. Divorci po e dërrmon atë familjen që e përjeton.
Sa i rëndësishëm është rikthimi i këngëve të vjetra në versione më të reja?
Kelly: Në të gjithë botën, është bërë e modës që të bësh rikthime. Ato po ecin më tepër, sepse kthejnë nostalgjinë, tingullin e bukur. Sidomos sot që tregu është pak i hapërdarë.
Big Basta: Hip Hop gjithmonë kështu ka qenë, që merrte tinguj nga këngë të vjetra. Producentët e rinj sot duan të krijojnë vetëm gjëra të reja. Është shumë mirë të krijosh nga 0, por frymëzimin duhet ta kesh nga këngët e vjetra. Nuk mund të nisesh se të pëlqejnë këngëtarët e huaj dhe të bësh diçka nga ata. Kemi shumë këngë të bukura nga Top Fest. Nostalgjia gjithmonë funksionon dhe gjithmonë ka për të funksionuar.
Jeni nisur nga përvoja të miqve për të sjellë tematikën e divorcit në këngë?
Big Basta: Brenda familjes sime të madhe, në të gjitha rastet burrat kanë kaluar në shkatërrim total. Divorcin e kanë përjetuar shumë keq, vetmia, të nisësh një jetë të re me vuajtje dhe alkool. Ka nisur nga disa familjarë të mi.
Kelly: Thelbi është tek ringritja, mbas çdo vështirësie del dielli. I kushtohet të gjithë atyre që ndoshta po e kalojnë këtë gjë dhe mund të jetë një fije shprese, se jeta vazhdon, do shfletosh pas asaj faqeje që ke grisur.
Ju kanë ndihmuar bashkëshortet tuaja në projekt?
Kelly: Artisti mundohet të futet në lëkurën e asaj çfarë ndodh. Enisa është një nga mbrojtëset më të mëdha të grave, kishim disa gjëra që nuk binim dakord, por për temën ia vlen të flasësh, si për femrat, si për meshkujt.
Big Basta, a do të sjellësh një bashkëpunim me Vesën?
Unë po punoj albumin tim, por nga ana tjetër po punoj dhe albumin e Vesës. Në një lloj mënyre bashkëpunim është dhe ky. Ndoshta bashkëpunim në këngë, akoma jo. Do ta mendojmë mirë. Në këtë moment jam duke u marrë me tekstet.