Sin Boy rikthehet pas disa kohësh mungesë sërish në “The Top List”. “X” mban titullin kënga e tij e re që e sjell atë në listën e javës.

Reperi ka ardhur me këtë projekt në gjuhën shqipe. Dhe duhet thënë që tingëllon kaq bukur.

Sin Boy me “X” sjell një stil të veçantë dhe eksperimental, duke sfiduar pritshmëritë muzikore. Ashtu siç e kuptuat edhe nga titulli, kënga flet për ish-at.

Por ndoshta jo ashtu siç mund ta mendonit, me zemërthyerje apo doza melankolike. Përkundrazi, “X” ka një frymë më interesante se kaq… dhe sigurisht pak më ‘dirty’.