Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, artisti Vserlo, ka reaguar ashpër përmes një postimi në InstaStory, duke hedhur dyshime mbi suksesin e këngës më të fundit të Gjestit, “Veshu ndrequ”, e cila arriti mbi 1 milion klikime në vetëm 24 orë.
Sipas tij, shifrat janë të manipuluara dhe klikimet janë të blera. Ai bëri krahasime me artistë ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Ava Max, duke theksuar se ato kanë më shumë ndjekës, por nuk arrijnë rezultate të tilla në kaq pak kohë.
Vjen një Gjest me 100 mijë subscribers të blerë, kap 1.5 milionë për një ditë
-shkruan Vserlo, duke vënë në dyshim autenticitetin e popullaritetit të artistit.

Në postimin e tij, ai kritikon ndjekësit për, sipas tij, “besimin e verbër” ndaj famës së ndërtuar mbi klikime të pavërteta:
Po e postoj këtë për t’ju hapur sytë, se më keni lodhur çdo ditë duke më bërë tag me llogari false për famën imagjinare dhe playback-un e këtij njeriu që nuk di as të këndojë… të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit!

Vserlo nuk ndalet vetëm te Gjesti, por ironizon edhe këngëtaren Egli Tako për klikimet në projektin e saj më të fundit, duke thënë:
Ja dhe kjo, deri nesër shkon 20 milionë pa frikë.

Reagimi i tij ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për opinionin e tij të drejtpërdrejtë dhe kritikave për tonin e përdorur.