Këngëtari dhe kantautori Shpat Deda ka publikuar projektin e tij më të ri “Hajde n’Ballon (Live EP)”, një Live EP Album nën zhanrin neo-soul. “Hajde n’Ballon (Live EP)” përfshin pesë këngë të interpretuara live, ku katër prej tyre janë kompozime origjinale të prezantuara për herë të parë, ndërsa kënga “Ke Kujdes” është një ri-përpunim i këngës me të njëjtin emër nga grupi ikonik “Blla Blla Blla…”

Shpat Deda ka rrëfyer për Top Albania Radio të gjithë procesin e krijimit të tij projekti, si lindi ideja dhe shumë detaje të tjera ekskluzive:

Po filloj të flas pak për procesin dhe për idenë e krijimit të këtij albumit “EP” “Hajde n’Ballun”. Po mundohem të identifikoj disa faktorë, por i pari është dashuria që unë kam  për muzikën “Neo Soul”, këtë zhaner. Është një muzikë që e kam dëgjuar shumë dhe më pëlqen. Kam dëgjuar Di Angelo, Erykah Badu edhe artistë të rinj si Jordana që tani janë duke bërë edhe gjëra të tjera me “Neo Soul” dhe më pëlqejnë. Në natyrën time si muzikant e di që fle ky zhaner, por thjesht nuk jam futur shumë thellë deri sot dhe e dija që kishte ardhur momenti që të bëja një album, ose një material në këtë zhaner por erdhi momenti tani në këtë album.

Faktori i dytë shumë i rëndësishëm ka qenë edhe dëshira që të bëj një album ‘live’. T’i xhiroj si koncert me një kamera edhe për këtë jam inspiruar shumë në fakt prej koncerteve të “Tiny Desk” që janë disa komcerte të cilat unë i shoh shumë. Siç është koncerti i Anderson Park, Mac Miller, koncerti i Paco Amoroso, H.E.R, Tomish ka shumë koncerte, të bandave fantastike që kanë bërë muzikë. Në fakt kur luhet muzika live është tjetër shkëmbim energjie që ndodh mes muzikantëve dhe unë kam pasur qejf që atë energji ta realizoj në një album. Prandaj edhe jam inspiruar edhe e kam pasur dëshirën kur të realizoj albumin ‘Hajde n’Ballon’ të jetë komplet ‘live’.

Tani arrijmë tek pika më e rëndësishme që janë muzikantët pjesëmarrës në këtë Live EP që në një formë ose tjetrën janë edhe bashkëkrijues të këtyre këngëve me mua. Sepse është krijuar një hapsirë ku secili ka dhënë ide në çdo këngë dhe nuk dihet se si kemi arritur në fund të asaj kënge. Kjo ka qenë një punë shumë e bukur por duhet t’i përmendim, siç është edhe Nesim Haxhuni me të cilin kam prej 18 viteve që bëj muzikë dhe në këtë album ka pasur një performancë kulmore si baterist. Gjithashtu ka shkëlqyer edhe njohuria e tij e thellë për muzikën “Neo Soul” por edhe kontributet e tij në disa këngë të caktuara si bashkë- kompozitor, bashkëproducent me mua. Jeton Dolaku që i i bie pianos gjithashtu si njohës i rrymës së “Neo Soul” me instrumentet si tupanat edhe klaviatura që janë shumë të rëndësishme në këtë muzikë, që kështu të dy këta kanë qenë shumë të rëndësishëm. Fatlind Ferati i cili i bie basit dhe i cili ka sjellë ide për disa këngë në këtë album edhe janë trajtuar nga i gjithë ekipi por ka qenë i rëndësishëm sidomos në atë fillim kjo energjia e tij dhe dëshira e tij që të sjelli material, kjo spikatet si një këngë me shpresë sepse fillon me një vijë të basit të cilin e ka bërë Fatlindi dhe mua më ka prekur shumë. Ka qenë diçka shumë e pastër dhe kam ndjerë një energji shumë të pastër. Kjo energji më ka shtyrë edhe mua që të ‘nxjerr’ zërin dhe të shkruaj tekstin për atë këngë. Më pas është Art Lokaj me kitare elektrike i cili është kantautor që në këtë album e ka bërë një performancë fantastike. Në fund vjen edhe trumpetisti Raynald Colom që është një trumpetist katalanas që jeton në Paris. Jemi takuar bashkë vjet gjatë Prishtina Fest, jemi shoqëruar me të, shkëmbyem kontaktet dhe që në atë moment e kam pasur dëshirën që ta kem në një projekt. Më vonë e ftova për këtë regjistrim dhe ky është rezultati që ai e ka sjellë vetëm me trumpetën e tij.

Një element tjetër i rëndësishëm është procesi se si është krijuar ky album, dallon nga albumet e mia të tjera. Kur i kam shkruajtur, më pas në kitare kanë pasur një strukturë harmonike kam bërë tekstin, pra kënga ka ekzistuar dhe muzika në bashkëpunim në momentin kur ka ardhur koha që të shkojmë në studio që ta krijojmë, të bëjmë orkestrimet, instrumentet e tjera. Në këtë EP unë kam pasur qejf që të ndryshoj edhe llojin e muzikës time, shumë pak ‘soundin’ tim, prandaj bashkëpunime me muzikantë e kam filluar prej fillimit. Kur i kam ftuar nuk kam pasur asnjë këngë, asnjë rresht, thjesht e kam pasur vizion dhe dëshirën të bëj një album “Neo Soul”. I kam zgjedhur artistët duke e pasur parasysh që të zgjedhë artistë që dinë të ‘lundrojnë’ dhe që mund të japin diçka në këtë zhaner. Detyra ime ka qenë të organizoj të gjithë këtë proces, të krijoj një hapësirë të sigurt ku secili prej artistëve e ka një mundësi se ku të kontribuojë dhe të japë ide muzikore. Kemi bërë një bisedë të strukturuar muzikore dhe ku ngadalë kanë filluar edhe këngët të marrin formë. Pjesët instrumentale harmonike të këngës, unë me ato kam vazhduar të bëj vijat muzikore, tekstet edhe përmes provave të shumta. Këngët janë një material i strukturuar që kemi mundur edhe të luajmë.