Na e kishin thënë por nuk e kishim besuar. E ja që, Arinda Gjoni dhe Beniada Nishani kanë ardhur me bashkëpunimin e tyre muzikor.

Edhe pse mund të jetë vonuar pak, tashmë Arinda dhe Beniada kanë publikuar projektin e ri në duet. “Vetes” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Njëherësh ky është projekti debutues i Beniada Nishani meqë një gjë të tillë e kishte paralajmëruar prej kohësh. Asokohe, modelja theksoi se ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, por thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, tha Beniada.