Pasi bëri një bujë të madhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania” së fundmi, tani erdhi koha që Sheila të përkushtohet 100% tek muzika. Thënë kjo, Sheila ka punuar fort me albumin e saj të ri “Astral” dhe kënga e saj e fundit “Më e mira” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Në një intervistë ekskluzive për Top Awards, Sheila na zbuluar pak më shumë lidhur me këtë projket të sajin.
Ke hyrë në “The Top List” këtë javë, si është kjo ndjesi për ty?
Në fakt nuk është hera e parë që jam pjesë e Top Awards, kam qenë pjesë më përpara me këngën “Dutty Dutty”.
E prisje këtë sukses që do të kishe me “Më e mira”?
Është punuar shumë për këtë projekt dhe sigurisht kam pasur besim në ecurinë e tij, por më ka befasuar dhe nuk e kam pritur të kishte këtë pëlqyeshmëri dhe vëmendje kaq të madhe në një kohë kaq të shkurtër.
Çfarë mund të na zbulosh më shumë mbi albumin tënd të ri?
Albumi “ASTRAL” siç titullohet, për mua shënon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një faqeje të re libri. Në këtë album do të vijë artistikisht ndryshe, do të më shihni si asnjëherë tjetër.
Një videoklip me Kledin, si lindi kjo ide?
Në momentin që Kledi ka dëgjuar këngën e ka pëlqyer me dëgjim të parë, ndaj dhe kam dashur që të luajë ai personazhin kryesor me mua. Mos të lë pa përmendur dhe aftësitë e tij si model dhe aktor që i ka dhënë energji të mirë dhe ndjeshmëri këtij projekti.
Projekti i ardhshëm do të jetë solo apo bashkëpunim?
Po ju them vetëm priteni sepse do t’ja vlejë.
Çfarë do të presim së shpejti nga Sheila?
Për momentin gjithë fokusin dhe energjinë time e kam çuar te albumi dhe së shpejti projektet e tjera do t’i prezantoj një e nga një.
“Më e mira” e ka renditur Sheilën në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.