Programi traditë i ditës së fundit të vitit në Top Albania Radio, “Top 100 Songs of 2024”, rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.
Në një lidhje telefonike për Top Albania Radio, ka qenë këngëtari i njohur dhe shumë i talentuar Sardi Strugaj. Ai ka dhënë urimin e tij për të gjithë dëgjuesit, por duke zbuluar dhe një surprizë ekskluzive…
Si ka qenë ky vit për Sardin?
Ngritjen si vit e kishte kur hapa koncertin e Albanit. Ka qenë një vit i mbushur plot evente, koncerte, projekte që jam marrë. Ka qenë një vit i mbarë nga të gjitha anët.
Nëse ky vit ka qenë i mbushur nga ana profesionale, a ka qenë i “boshatisur” nga ana emocionale?
Absolutisht që jo, përkundrazi. Por kënga “Boshatisur” flet për humbjen e një personi të dashur. Unë pikërisht këtë do i uroja dëgjuesve, që të rrinë sa më afër njerëzve të zemrës, t’i kenë mirë me shëndet sepse kjo është më e rëndësishmja dhe të shijojnë gjënë e bukur që do na sjellë 2025.
Sardi ka zbuluar ekskluzivisht për TAR edhe një surprizë:
Do të publikoj shumë shpejt një këngë dashurie që përfshin të gjithë. Vërtet dashuri, jo romantike, por për miqtë, familjen, çdonjeri që kemi në zemër. Ky është mesazhi dhe urimi im për 2025. Dhuroni sa më shumë dashuri, thuajini njerëzve që i doni. Këngën do jeni të parët që do e keni.