Samanta Karavella ka qënë e pranishme në gjysmëfinalen e “The Voice of Albania” ku ka performuar “live” disa prej hiteve të saj muzikore si “Asnjo Si Un”, “Si Ai” dhe “Na E Dina” duke ngritur në këmbë publikun e pranishëm.
“Bashk'” është bashkëpunimi i fundit i Samantës me këngëtarin e njohur 2Ton. Dyshja duket se ka goditur në shenjë me këtë prodhim muzikor pasi gjatë kësaj jave, “Bashk'” është bërë pjesë e treshes më të nxehtë të klasifikimit të “The Top List”, duke qënë shumë pranë kreut të renditjes.
Ndërkohë që vazhdon të jetë tepër e angazhuar me koncerte muzikore, Samanta nuk heq dorë nga studio e regjistrimin, ku përflitet se po përgatit projektin e saj më të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka preferuar të zbulojë detaje të mëtejshme.