Samanta Karavella është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar. Ajo sigurohet që shpesh të jetë fare pranë dëgjuesve dhe fansave të saj me projekte të reja, të cilat priten mjaft mirë.

Megjithatë, bukuroshja ka vendosur prej kohësh që të mbajë shumë hermetike dhe larg syve të publikut jetën e saj personale. Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. 

Kënga e saj e fundit në klasifikimin e ”The Top List” ka qenë disa muaj më parë në bashkëpunim me Pitt Leffer, ku ajo erdhi me këngën “Le le”, e duket se tani Samanta nuk ka të ndalur. Prej pak kohësh ajo kishte paralajmëruar projektin e saj të ri që do të mbajë titullin ”Alo”.

E tashmë Samanta na ka treguar dhe një vështrim paraprak të klipit që duket se do të vijë shumë shpejt. Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan nuserie dhe ne jemi shumë kuriozë për të mësuar edhe më shumë…

https://www.instagram.com/reel/CpdGlROJrVY/?igshid=YmMyMTA2M2Y=