Për 16 javë rresht ata nuk i janë ndarë renditjes së “The Top List”. Bëhet fjalë për Samantën dhe Gent Fatalin, të cilën publikuan projektin e tyre muzikor “Na e dina” në muajin korrik por pavarësisht kësaj suksesi vazhdon edhe pse kanë kaluar thuajse 3 muaj.
Ndërkohë që Samanta po shijon suksesin e këngës së saj më të re “Si Ai”, duket se “Na e dina” ende vazhdon të pëlqehet nga fansat e dyshes. Edhe pse ky projekt muzikor ka patur ulje dhe ngritje sa i përket renditjes, kjo javë ka bërë që dyshja të ngjitet me 5 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 6-të.
Se si do të jetë java e ardhshme për “Na e dina”, kjo mbetet për t’u parë në transmetimin e ditës së dielë të “The Top List” në ekranin e Top Channel, nga ora 10:30-12:00.