I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ka qenë artisti Alis Kallaçi. Në fund të këtij viti ai nuk e dinte se do të merrte surprizën më të bukur, të ishte fituesi i Festivalit të Këngës dhe pjesëmarrja e tij në ‘Eurovision’. Për më shumë detaje ai vjen me një rrëfim eksluziv në TAR…

Nuk e di nga t’ja filloj që në momentin që fitova festivalin, isha fëmija më i lumtur në botë sepse Eurovisioni ishte një ëndërr e madhe. Që në momentet e para unë me grupin tim nuk kemi festuar, por ka qenë si një mledhje çdo gjë të ulemi t’i marrim gjërat me qetësi. Të japim maksimumin tonë sepse e dinim që Eurovisioni  do të afronte dhe 2-3 muaj kalojnë shumë shpejt. Ne kemi filluar me përgatitjet tona që atëherë, por abolutisht që qershia mbi tortë është publiku, njerëzit jo vetëm e kanë dëgjuar atë këngë, por kanë festuar me fitoren time dhe mënyra se si është pritur nga publiku nuk do të më iki kurrë nga mendja gjëja më e bukur që një artist mund të marrë. 

Teksti i këngës është shkruar nga e dashura jote?

Çdo gjë ka ardhur shumë organike që në momentin e parë që Desara më tregon tekstin më preku shumë, më pas kam shkuar te produksioni ja tregova dhe ata u përfshinë shumë. Kjo kënga na ka marrë nga dora dhe dhe ne kemi qenë në shërbim të saj çdo minutë, çdo sekondë. Kënga doli dhe askush prej nesh nuk e di se si kjo këngë u krijua realisht ishte emocioni më i pastër. 

Cilat janë disa nga sfidat me të cilat Alis po përballet?

Është një impenjim shumë i madh. Ne kemi qenë të ftuar në Bullgari dhe nga ana e tyre ka qenë çuditërisht ekstrem mirë sepse atje pashë shumë njerëz që nuk e lënë asnjëherë patriotizmin që ata kanë dhe më uronin fitoren. Për mua kjo gjë ishte një ndjesi shumë e bukur. Kemi qenë edhe në Suedi. Kam takuar edhe shumë shqiptarë.

Si e binde mamin që të ishte pjesë e klipit?

Mami përveç se një prind ka qenë edhe një shoqe shumë e ngushtë, njeriu me të cilin unë këshillohesha për çdo gjë. Ka qenë njeriu i parë që ka besuar për talentin tim në një moshë shumë të vogël, ndërkohë që as unë vetë nuk e dija nëse kisha apo jo zë. Mamit i them gjithmonë ti je motorri im, ajo është personi që më ngre në çdo moment. 

Çfarë emocioni do të dëshiroje të merrte publiku?

Të them të drejtën, jam me këmbë në tokë kjo është mënyra se si operoj. E vetmja gjë që bëj është se i kam gjërat në kontrroll, mundohem ta ndjej me anë të performancës time. Nëse është bërë në mënyrë të mrekullueshme unë jam rehat të tjerat le të vijnë.