Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP Albania”, është në fokusin e të gjithëve këtë edicion të katërt të tij.Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtarë dhe personazhë të tjerë të njohur në botën mediatike.
Rozana Radi, është një nga këngëtarer, e cila po shijon rrugëtimin e saj në BBV4. Që kur hyri në këtë format, Rozana u shpreh se e ka nisur shumë herë jetën nga zeroja, por aty brenda do të tregojë veten e saj.
Artistja prezantoi dhe këngën e saj të re, pak para se të hynte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Vetes” është prej 6 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe aktualisht pozicionohet në vend të tretë në listë.
Por Rozana nuk po ndalet me krijimtarinë e saj edhe brenda shtëpisë së BBV. Mbrëmjen e djeshme, artistja ka gjetur frymëzimin për të shkruar tekstin e një kënge që me gjasë do të krijohet shumë shpejt. Mezi e presim!