Rora rikthehet në vëmendjen e skenës muzikore me një projekt që po bën bujë që në titull. Kënga e saj më e re, “Pussycat”, provokon mjaftueshëm dhe ngre temperaturat.

Me një beat modern dhe influenca të qarta nga skena ndërkombëtare, kënga ndërton një atmosferë sensuale dhe të fuqishme. Edhe vizualisht, Rora duket se ka investuar në një imazh të kuruar deri në detaj.

Estetika e klipit ndjek të njëjtën linjë provokuese, me stil dhe një prezencë që nuk kalon pa u vënë re. Ajo po ndërton një identitet artistik më të qartë, duke u distancuar nga format më të sigurta që shpesh dominon tregun.

Me këtë projekt, Rora tregon se është gati të rrezikojë, të eksperimentojë dhe të vendosë veten në qendër të vëmendjes, pa frikë nga reagimet. Një gjë është e sigurt, “Pussycat” nuk lë askënd indiferent.