Këngëtarja Ronela Hajati aktualisht ka katër këngë të sajat në klasifikimin e “The Top List”. Më saktësisht, projekti “Shumë i mirë” renditet në vendin e 67-të dhe “Prologue” në vendin e 64-të.

Për sa i përket bashkëpunimit të saj me reperin e njohur Vig Poppa, “Alo”, është në vendin e 24-të.

Ajo që na surpizoi ishte kënga “Aventura” e cila duket se është rritur ndjeshëm në renditje pasi është pozicionuar menjëherë në vendin e pestë duke hyrë kështu në “Top 5”.

“Aventura” është ngritur me plot 20 vende dhe duket se ende vazhdon të pëlqehet nga publiku po njësoj si nga momenti i publikimit.

Rikujtojmë se para 4 javësh, ishte kjo këngë e cila renditej në vendin e parë të “The Top List”.

 

Duket se Ronela po konkurron goxha me këngët e tjera që ishin në krye të listës javët e fundit. Na mbetet vetëm të presim se çfarë surprizash do të kemi në renditje në javët që do të vijnë.