Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’. Kënga e parë që lançoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja.

“Caramel” titullohet projekti, i pari që vjen në gjuhë të huaj nga artistja. ‘Projekti i parë italian dhe ne sapo kemi filluar’, ka lajmëruar ajo duke nënkuptuar se do të sjellë sërish këngë në italisht. Ky është projekti i dytë i Ronelës që nga pjesëmarrja në Eurovision 2022.

“Caramel” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt e ka renditur këngëtaren në vend të 11-të, një renditje mjaft e mirë për një hyrje të re. E fundja nuk mund të prisnim më pak nga artistja.