Ethet e “Eurovision 2022” po afrojnë. Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.

Pas vëmendjes së madhe që mori në Spanjë ku mori pjesë në “Barcelona Eurovision Party”, Ronela Hajati ka udhëtuar drejt Izraelit. Këngëtarja që do të na përfaqësojë në festivalin evropian të këtij viti, mori pjesë në “Israel Calling 2022” bashkë me të tjerë që do të konkurrojnë në Eurovision.

Por, ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. ‘Sekret’ është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për këtë muaj.

Nga statistikat që bëhen çdo muaj për 20 këngët më të dëgjuara, Ronela na ka renditur në vendin e 5-të. Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën në Torino. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë.