“Marre” ishte projekti fundit muzikor i Ronela Hajatit që ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Ndërkohë që kanë kaluar rreth 7 muaj, Ronela është rikthyer në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, me një këngë të re por të “frikshme”. Në këtë projekt muzikor, Ronela nga një vajzë super seksi shndërrohet në një vrasëse.

“Mos ik” titullohet kjo prurje e re e këngëtares, e cila ka vetëm 1 javë që është publikuar dhe menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 3-të.