Skena muzikore shqiptare sapo u pasurua me një tjetër projekt nga një prej artisteve më të guximshme dhe unike të pop-it, Ronela Hajati. Kënga e saj më e re, “Ani ani djalë”, vjen si një kombinim i freskët i baladës, ritmikes dhe pak rep.
“Ani ani djalë” sjell një atmosferë të ngrohtë dhe tepër të këndshme për dëgjuesin. Një këngë që i ka hije Ronelës dhe që i rri kaq mirë.
Që në dëgjimin e parë, “Ani ani djalë” të kap me melodinë e saj ngjitëse dhe refrenin që mbetet lehtësisht në mendje. Ronela, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe eksperimentimin me zhanre të ndryshme, këtë herë sjell një frymë verore, plot energji dhe pozitivitet.
Teksti i këngës trajton me një ton të lehtë dhe flirtues marrëdhëniet dhe lojën e ndjenjave. “Ani ani djalë” duket se është një tjetër dëshmi e aftësisë së Ronelës për të krijuar hite, duke ruajtur njëkohësisht origjinalitetin e saj artistik.