Siç të gjithë e njihni, Ronela Hajati është një nga artistet më pa komplekse. Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë mjaft e zënë me projekte të shumta dhe angazhime artistike.

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për artisten. Ajo po e mbyll 2023 me plot 12 këngë të publikuara.

Prej disa kohësh Ronela ka lajmëruar se disa prej projekteve muzikore janë gati dhe albumi i saj thuajse ka përfunduar dhe duket se do të publikohet shumë shpejt. Artistja ka publikuar këngën e saj të re titulluar “Shko” këtë javë.

Me një tekst mjaft të ndjerë dedikuar ndarjes, ky projekt do të jetë pjesë e albumit të saj të ardhshëm EP, “Bardh e Zi”. Por ajo që ndoshta nuk e dini, janë në fakt sakrificat e shumta që Ronela ka bërë për realizimin e klipeve të fundit që ka publikuar.

Këtu përmendim oraret e zgjatura në studion e regjistrimit dhe pa gjumë. Madje më herët, Ronela ka treguar se ka shumë probleme momentalisht në jetën e saj, por e gjithë këtë ngarkesë e bën më të frymëzuar për të shkruar tekste të reja.

Le të mos flasim pastaj për vështirësitë e xhirimit të klipeve, ku në një skenë duhej të ishte nën shiun artificial në mes të ftohtit. Megjithatë, ajo që mund të themi me plot gojën është se projektet e saj nuk kanë të krahasuar, si nga ‘vibe-i’, ashtu dhe nga natyra dhe realizimi i tyre.