Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.

Së fundmi Ronela ka performuar në Madrid, Spanjë, si pjesë e turit të saj për këtë kompeticion gjigant. Padyshim që publiku atje e ka përqafuar këngën “Sekret” dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Në fund të performancës së saj, Ronela ka vendosur të këndonte së bashku me publikun pak nga teksti i saj. E si për habinë tonë, nuk kishte njeri që nuk e dinte dhe nuk e këndoi së bashku me të “Sekret”.

Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë. E padyshim që interesi se si do të jetë performanca e bukuroshes është i madh.