Finalja e “The Voice of Albania” është shndërruar padiskutim në një ndër eventet që po pritet me padurim nga publiku. Të premten në mbrëmje, autorët e këtij programi të ndjekur kanë premtuar shumë surpriza ku një ndër to është pjesëmarrja e dy artistëve me famë botërore, Mohombi dhe Stanaj.

Në këtë mbrëmje do të performojnë gjithashtu edhe artsitë të suksesshëm shqiptarë, ku Besa dhe Elinel do të prezantojnë këngën e tyre më të re ndërsa për herë të parë që nga ndarja e tyre, ribashkohet urbaNRoots, BimBimma, Blunt dhe Real të cilët priten të risjellin në skenë një spektakël të vërtetë.

Ndërkohë që publiku shqiptar po pret me padurim paraqitjen e parë të Stanaj në një ekran shqiptar dhe performancën e tij në një skenë shqiptare, këngëtari vazhdon të korrë sukses me projektet e tij muzikore, veçanërisht me “Romantic”, i cili prej 20 javësh është pjesë e “The Top List”.

Gjatë kësaj jave “remix” i këngës së suksesshme “Romantic” është pozicionuar në vendin e 6-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listën zyrtare të “Top Awards” e cila përbehet nga 50 këngë.