Me bindje mund ta quajmë një artist të madh dhe një krenari shqiptare! Bëhet fjalë për Vlashent Satën, artistin e dashur, i cili edhe pse ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta zhvillojë jashtë kufijve shqiptarë, ai këndon shqip dhe nuk e harron asnjëherë vendlindjen e tij.
Ka disa ditë që është rikthyer në Shqipëri, në fakt për të kaluar disa ditë të ngrohta familjare por duket se publiku shqiptar e ndjen mungesën e artistit, duke e “detyruar” atë të japë koncerte në kryeqytet.
Rreth dy javë më parë, Vlashenti ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Erdhi Dita”. Kjo këngë, e cila është pjesë e albumit “Hana”, është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, duke u renditur në vendin e 20-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm.
Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti muzikor si edhe planet që ka për të ardhmen.
-“Erdhi Dita” është pjesë e albumit “Hana”?
Albumi “Hana” përmban 12 këngë dhe “Erdhi Dita” është kënga përmbyllëse, kënga që në një lloj formë hap një faqe të re për të ardhmën…
-Na trego disa detaje më shumë për këtë projekt të ri muzikor. Klipi ku është xhiruar?
Ky është klipi i parë i një kënge timen në kuptimin e një videoklipi. Kjo ide lindi shumë thjesht pas koncerteve që pata bërë në Shqipëri në fund maji 2016 ku Emiljo Leka, regjisori i klipit më shprehu dëshiren e tij për të realizuar klipin e kësaj kënge, duke vlerësuar se kjo muzikë dhe përmbajta e fabulës së saj janë krejt unike. Çdo gjë lindi nga ajo çka muzika transmetonte dhe kështu ndërtuam skenarin dhe hap pas hapi realizuam këtë klip të parë që u përkund nga shumë dashuri prej të gjithë atyre që punuan për t’jua prezantuar publikut sot.
-Në një intervistë të dhënë së fundmi keni deklaruar se kënga dëgjohet në disa vende të botës, për ku bëhet fjalë?
Albumi “Hana” është vlerësuar nga kritika franceze, sepse është luajtur për herë të parë në një nga teatrot më të rëndësishme të historisë muzikore
koncertore në Paris, në “Le Palace”, teatër në të cilin kanë performuar emra si Michael Jackson, Stevie ëonder, Madonna, Sting etj.
Pas kësaj, albumi është mbështetur edhe nga të drejtat e autorit në Francë ku unë jam anëtar si kantautor, instrumentist dhe interpret e kështu në
platformën e tyre, kjo këngë është propozuar në “streaming” radiove profesionale francofone në botë. Disa prej tyre e kanë blerë për ta transmetuar, kështu “Erdhi Dita” dëgjohet në Montreal (Canada), Los Angeles (Usa), Barcelonë (Spanjë), Dubai, Selanik (Greqi) etj. Albumi “Hana” transmetohet në Francë nga radio prestigjoze “FIP”. Ajo që vlen për t’u theksuar është se ky album është i gjithi në shqip, pra vlera e tij është se tashmë shqipja nëpërmjet muzikes moderne të kuruar dëgjohet edhe nëpër botë.
-Duke qënë se këngët e tua zakonisht dëgjohen jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, pse keni vendosur të këndoni shqip?
Ka qënë një nevojë e brendshme sepse janë të gjitha histori të jetuara dhe gjuha me muzikën kanë dalë sëbashku shumë të lidhura ngjushtë si një trung
që rritet edhe në trup me degë, gjethe e lule. Vështirësia për të çarë tregjet e huaja në këtë rast është e vështirë nga një anë por këto detaje janë edhe veçantia, pra mund të jetë edhe veçantia në këtë rast përbën vlerën e këtij projekti.
-Jeni rikthyer në Shqipëri për disa pushime apo për të punuar, pasi shohim që keni qënë mjaft i angazhuar me koncerte në Tiranë?
Faktikisht erdha vetëm sepse doja të qëndroja me familjen mbesat dhe nipin tim. Klipi ishte një lloj shtyse dhe ftesa për të kënduar në “Portokalli” për natën e ndërrimit të viteve. Gjithashtu më 31 dhjetor, ora 16:15 dhe më 2 janar, ora 15:45 Digitalb transmeton për herë të parë “Vlashent Sata Koncert” në kanalin T.
Koncert ky që është realizuar në fund të muajit maj në “Teatrin Metropol”. Më pas lindën ftesat për disa koncerte të vogla por shumë të ngrohtë dhe publiku ka qënë jashtë mase kërkues dhe këmbëngulës. Të gjitha koncertet kanë qënë “sold out” dhe veçantia e tyre për mua këtë herë ishte se njerzit dinin tekstet përmendësh dhe këndonin këngët…. Ajo që dua të nënvizoj dhe që më preku jashtë mase ishin kërkesat e publikut për të bërë “bis” pra, ripërsëritur këngët disa hërë! Vërtet mrekulli dhe shumë prekëse për mua personalisht sepse jemi mësuar që zakonisht njerzit pasi mbaron një koncert për programin qe ka të nxitojnë
për të dalë nga sallat e koncerteve. Ndodhi krejt e kunderta.
-Jeni bërë pjesë e “The Top List” këtë javë dhe jeni renditur mjaft mirë në këtë klasifikim, si ndiheni per këtë?
Jam i kënaqur patjetër, për mua është një lloj komunikimi më i madh me publikun ky i klipit sepse sot këngët dëgjohen, por më së shumti shikohen edhe video, që është një formë komunikimi i sotshëm. I falenderoj të gjithë ato që e kanë vlerësuar dhe mendojnë se kjo muzikë i bën mirë!
-Një mesazh për fansat që të mbështesin vazhdimisht por edhe për ata më të rinjtë…
Dua patjetër t’i falenderoj dhe ti them se kjo muzikë është e jona jo vetëm e imja, është një muzikë që tingëllon shumë mirë shqip në çdo aspekt, si
për fabulën sepse janë histori që na përkasin ne dhe realitetit tonë pa nevojën për të parë më larg. Vlerësimi i vlerave tona na bën edhe më të ditur edhe më të vërtetë mendoj unë.
-Cila janë planet e Vlashentit për 2017-ën?
Janë vërtet shumë dhe në këtë moment që po ju përgjigjem jam me shumë shumë nxitim sepse duhet të shkoj të luaj në koncertin e fundit për këtë
vit. Planet janë që të realizoj sërish projekte me video, kam disa projekte me baletin për të cilin bëj muzikë për shfaqje të ndryshme edhe jashtë Francës, po shkruaj edhe në gjuhë të huaj dhe patjetër edhe në shqip. Po punoj për muzikën e filmave të ndryshëm që më kanë propozuar.
2017-ta do të fillojë me një koncert në shkurt në kuadrin e një festivali shumë të rëndësishëm i drejtuar nga DAVID GRIMAL, një yll i muzikës klasike i cili fton artistë të zhanreve të ndryshëm për të luajtur në festivalin e tij dhe të ardhurat e këtij festivali shkojnëe për njerëzit në nevojë. Unë kam kartë të bardhë për të luajtur në të dhe albumi “HANA” do të luhet sërish në qendër të Parisit në këtë festival prestigjoz. Më tutje kemi koncerte me bandën time nëpër festivale të ngjashme dhe mendoj se do të vijmë në Shqiperi sërish shumë shpejt për të luajtur përsëri. Besoj nga fundi i vitit do kemi një turne edhe në USA. Shpresoj gjithmonë që muzika ime t’i bëjë njerëzit të udhëtojnë dhe më të lirshëm për të qënë të ndjeshëm.
-Nga 1-10, 2016-tën do e vlerësoje me notën….
Nuk jam shumë i mirë në vlerësime sepse jam shumë kërkues porkur ka dëshirë të mirë gjithmonë është mirë!