“Kalle Llamën” është projekti muzikor, i cili e bëri tepër të famshme këngëtaren Fatime Kosumi, e njohur në tregun muzikor si Andrra. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, por e lindur dhe rritur në Gjermani, ka sjellë një stil ndryshe sa i përket muzikës së momentit.
Projekti i saj më i fundit që u bë pjesë e klasifikimit të “The Top List” është një bashkëpunim me kitaristin Petrit Çeku e titulluar “Shën Gjergji”. Kjo këngë vjen pas “Kalle Llamën”, e cila ishte një këngë lamtumire që i këndohet nuses një natë para dasmës. Dhe, me sa duket premton po të njëjtin sukses si projekti paraardhës.
Ky bashkim mes Andrrës dhe Petrit Çekut duhet thënë që goditi në shenjë duke sjellë këtë këngë perlë dhe kaq të veçantë.
Andrra, emri i vërtetë i së cilës është Fatime Kosumi, është një këngëtare, tekstshkruese dhe regjisore e lindur në Gjermani ndërsa prindërit e saj janë me origjinë nga Kosova. Nga viti 2001 deri në 2010 ajo u zhvendos në Kosovë, periudhë në të cilën ishte mjaft aktive si në muzikë ashtu edhe në politikë. Momentalisht ajo jeton në Berlin, ku ka themeluar projektin ANDRRA, i cili është projekt muzikor ndërdisiplinor dhe filmik. Së bashku me Vincent Moon, i cili ka punuar gjithashtu me emra të rëndësishëm të muzikës botërore si Arcade Fire, R.E.M, Beirut dhe shumë të tjerë, ajo ka udhëtuar në rajone të ndryshme të Kosovës në maj 2014, për të zbuluar dhe regjistruar këngët e vjetra folklorike thuajse të harruara. Ata ishin në kërkim të një qasje specifike të muzikës folklorike, të rapsodive të kënduara nga gratë e fshatit. Ky kërkim rezultoi në një dokumentar të shkurtër “KANG E DEFA – Female Rhapsodies of Kosova“.
Lindur në Prizren, Kosovë, Petrit Çeku u frymëzua të luante kitarë nga babai i tij që në moshën gjashtë vjeç. Ai ndoqi shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” nga mosha 9 deri në 17 vjeç, ku mori mësime në kitarë klasike nga Luan Sapunxhiu.
Më 2002, Çeku u ftua nga Xhevdet Sahatxhija për të studiuar në Zagreb, Kroaci, në shkollën e muzikës “Pavao Markovac”. Në vitin 2008, ai u diplomua në Akademinë e Muzikës në Zagreb në klasën e njohur të Darko Petrinjak. Nga viti 2009 e deri në 2013 ai vazhdoi të studiojë me Manuel Barrueco në Konservatorin Peabody në Baltimore, SHBA.
Petrit Çeku ka interpretuar shumë recitale në të gjithë Evropën dhe Amerikën dhe ishte solist me orkestra të tilla si Simfonia e Baltimore, Filharmonia Çeke Kamertala, Orkestra shtetërore e Hermitasit të Shën Petersburgut dhe Filharmoninë e Zagrebit. Ai gjithashtu paraqitet rregullisht me Solistët e famshëm të Zagrebit dhe është anëtar themelues i Guitar Trio Elogio.
Performon rregullisht në festivale muzikore si Festivali i Gjeneratës Tjetër, Samobor Festival, Panama Guitar Festival, Virtuozët e Gitarës të Moskës dhe Festivali Remusica i Prishtinës. Ai gjithashtu jep mësim rregullisht në Akademinë Polake të Kitarës dhe Festivalin e Mjeshtrave të Rinj Samobor.