# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Andrra

ANDRRA, emri i vërtetë i së cilës është Fatime Kosumi, është një këngëtare, tekstshkruese dhe regjisore e lindur në Gjermani ndërsa prindërit e saj janë me origjinë nga Kosova. Nga viti 2001 deri në 2010 ajo u zhvendos në Kosovë, periudhë në të cilën ishte mjaft aktive si në muzikë ashtu edhe në politikë. Momentalisht ajo jeton në Berlin, ku ka themeluar projektin ANDRRA, i cili është projekt muzikor ndërdisiplinor dhe filmik.

Së bashku me Vincent Moon, i cili ka punuar gjithashtu me emra të rëndësishëm të muzikës botërore si Arcade Fire, R.E.M, Beirut dhe shumë të tjerë, ajo ka udhëtuar në rajone të ndryshme të Kosovës në maj 2014, për të zbuluar dhe regjistruar këngët e vjetra folklorike thuajse të harruara. Ata ishin në kërkim të një qasje specifike të muzikës  folklorike, të rapsodive të kënduara nga gratë e fshatit. Ky kërkim rezultoi në një dokumentar të shkurtër “KANG E DEFA – Female Rhapsodies of Kosova“. Me mbështetjen e “Initiative Music’ dhe producentit PC Nackt, ata realizuan albumin e parë të Andrrës, të titulluar “Palinë”, i cili konsiston në këngë me tekste të gjetura në arkivat në Kosovë, të krijuara nga gratë e fshatit, ku tema kryesore që trajtohej ishte martesa.

“PALINE” përmban në total 5 këngë me dialekte të ndryshme shqiptare që tregojnë historinë e një vajze 14-vjeçare të quajtur Palinë. Historia e saj përkon me pjesën më të madhe të femrave shqiptare nëpër fshatra disa dekada më parë, të cilat martoheshin në moshë të vogël, fenomen i cili akoma është i përhapur.

NEWS

Rikthimi i Andrra në "The Top List" pas super suksesit të "Kalle Llamen"!

“Kalle Llamën” është projekti muzikor, i cili e bëri tepër të famshme këngëtaren Fatime Kosumi, e njohur në tregun muzikor si Andrra. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, por e lindur dhe rritur në Gjermani, ka sjellë një stil ndryshe sa i përket muzikës së momentit. Projekti i saj më i...

Andrra zbulon gjithçka lidhur me projektin e saj "Shën Gjergji"!

“Shën Gjergji” është një bashkëpunim mjaft interesant që bëri bashkë Andrran dhe kitaristin e talentuar Petrit Çeku. Si lindi ky bashkëpunim mes tyre dhe cili ka qenë kuptimi i kësaj kënge, Andrra na e tregon për “Live From Tirana”. Si ka ecur kënga për ty? Të them të drejtën, versionet...