Nëse menduat se Butrint Imeri ka qënë duke shijuar qetësinë muzikore, e keni gabim pasi këngëtari ka qënë duke punuar fuqishëm dhe këtë e vërteton më së miri prurja më e re muzikore e tij, e cila ka arritur majën e klasifikimit këtë javë.

Ndërkohë që në javën debutuese renditej në vendin e 14-të, në javën e tretë, Butrinti Imeri ka rrëmbyer vendin e parë me “M’ke rrejt”. Eshtë pikërisht kjo këngë që e rikthen artistin në krye pas 34 javësh pasi ka qënë bashkëpunimi i tij me Majk, “Sa gjynah”, kënga që e renditi në krye.

Kjo këngë vazhdon akoma të jetë në qendër të vëmendjes pasi edhe këtë javë “Sa gjynah” pozicionohet në zonën e nxehtë të klasifikimit, pavarësisht se ka 39 javë në listë.

Publikimi i këngëve të reja vazhdon ende nga artistët dhe kësaj javë ka 4 hyrje të reja në listë, të sjella nga artistë të njohur por edhe të rinj.