Malda Susurin e kemi njohur më së shumti shumë vite më parë në Top Fest, me hite si “Dashuri e hidhur”, “Heronjtë”, “Vetëm shko”, “Jeta pa ty”, apo “Larg vetes”. E tani, pas më shumë se një dekade, Malda debuton dhe në “The Top List”.
Malda Susuri është një emër i njohur në skenën e muzikës. Ajo ka lindur më 28 shtator 1990, në qytetin e Prizrenit.
Përveç se një këngëtare, Malda është po ashtu grafik dizajner me bazë në Prishtinë, Kosovë, e angazhuar në mënyrë aktive në fushën e dizajnit, muzikës, fotografisë dhe artit. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë pune në dizajn grafik, dizajn produktesh, ilustrim, layout, markë, dizajn ueb, televizion dhe art bashkëkohor. I pëlqen veçanërisht të zhvillojë koncepte dhe dizajne novatore të markës dhe identitetit, fusha ku shpreh më së miri kreativitetin dhe aftësitë e saj.
Gjyshi i saj me profesion është piktor dhe kjo ka ndikuar që edhe ajo, krahas këngës, t’i përkushtohet edhe artit. Malda ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të kohës dhe ishte mjaft e sukseshme, por në kulmin e karrieres ajo bëri një shkëputje.
Gjatë kësaj kohe, artistja ka sjellë dhe ekspozita me tema të veçanta, siç ishte për nder të gjyshit të saj, apo për promovimin e të drejtave të grave në Kosovë. Së fundmi Malda është rikthyer në muzikë me projekte me temë po kaq me rëndësi, si shëndeti mendor. Kënga e saj “Të kam në mendje” e sjell atë në klasifikimin e “The Top List”, në mesin e artistëve të Top Awards.