I ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio ka qenë një nga artistët më të rinj shqiptarë, Renis Domi. Renisi u njoh edhe më gjerësisht nga bashkëpunimi i tij me Stine dhe G-Bani, “Xhemile”. Ai ka folur dhe ka treguar se si ka qenë e gjithë kjo eksperiencë e re për të.
Si të erdhi ftesa për këtë bashkëpunim që po thyen rrjetin?
Unë në fakt Stinen e kam pasur shok, të gjitha këngët faktikisht janë bërë tek studio e tij. Ai ka pasur një ide në fillim dhe më pas na pëlqeu, e rregulluam dhe doli një gjë e bukur.
E prisnit këtë sukses të menjëhershëm?
Jo, nuk e prisja kur e kam parë 1 milion, unë thjesht i kisha bërë share në Instagram.
Si po ndihesh me famën?
Nuk e quaj famë.
Do vazhdosh të qëndrosh kështu edhe kur të rritesh?
Thjeshtësia është gjithçka, nuk duhet të jesh mendjemadh.
Renisi gjithashtu ka treguar se pasion i tij për muzikën ka qenë që i vogël fare, kur improvizonte sikur këndonte. Në repertorin e tij edhe pse 13 vjeç ai numëron plot 7 këngë.
Cili do të ishte modeli që do të doje të ndiqje?
Më pëlqejnë të gjithë ata që kam bashkëpunuar, sidomos Stine të cilin e kam pasur qejf që i vogël.
Në lidhje me tekstin e këngës Renisi është shprehur se fabula është shkruar nga G-Bani. Gjithashtu nuk ka harruar as të përmendë projektet për të ardhmen, ku u shpreh se një këngë e rrymës latine është gati dhe pritet që të xhirohet videoklipi.
Ndërkohë “Xhemile” renditet në vend të 64-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.