“Xhemile” titullohet projekti i cili bëri bashkë Stine, G-Bani dhe Renisin. Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe u votua për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”.

“Xhemile” solli dhe dy artistë që hyjnë për herë të parë në listë, G-Bani dhe Renis. Por cili është ky i fundit?

Renis Domi është 13 vjeç dhe ka filluar të merret me muzikë rreth moshës 7-vjeçare. Ai numëron gjithashtu dhe disa këngë e bashkëpunime. Bashkëpunimi më i fundit është ky me Stine e G -Bani. Lidhur me këta artistë Renisi është shprehur:

Jam shumë me fat që bashkëpunoj me ta. Një falenderim shumë të veçantë kam për Stinen i cili më ka suportuar gjithmonë dhe në projektet e tjera që kam pasur. Jam me fat dhe i privilegjuar që njoh dhe bashkëpunoj me të. Përveç se një artist i mrekullueshëm, është dhe një njeri me shumë vlera. Respekte dhe mirënjohje për të dy artistët, Stine e G-Bani.

“Xhemile” pozicionohet këtë javë në vend të 40-të të klasifikimit të “The Top List”.