Publiku vazhdon të surprizohet nga Nonejm. Pas “Grindin (AI Motown)”, listës së javës i bashkangjiten edhe dy projekte të tjera, “Qdo dit (AI Pop to Country)” dhe “Ktu ku jom (AI Blues, 50s)”. 

Në “Ktu ku jom”, Nonejm tregohet më reflektues. Ai flet për rrugën që ka kaluar, për vendin ku ndodhet sot dhe për mënyrën si e sheh veten në raport me të kaluarën. Një rrugëtim me sfida dhe vështirësi, por që në fund ia del që të triumfojë.

Nga ana tjetër, “Qdo dit” vjen me një ton më romantik. Këtu Nonejm i kthehet më shumë dashurisë. 

Të dyja këngët tregojnë anë të ndryshme të artistit, njëra forcën e përditshme, tjetra thellësinë shpirtërore. Muzika e Nonejm po gjen gjithnjë e më shumë dëgjues që ndihen të përfaqësuar në tingujt dhe fjalët e tij.