Kur bëhet fjalë për këngët e dashurisë, hip-hop është ndoshta zhanri i fundit që kërkojnë të dashuruarit për muzikë romantike. Për vite me radhë, hip-hop është cilësuar si një stil muzikor i dominuar nga meshkujt.

Këto të dhëna janë kryesisht të sakta, pasi reperët prej shumë vitesh kanë pasur në tekstet e tyre, seks, dhunë, armë apo drogë. Megjithatë, duket se ky ‘trend’ po vjen duke u zbehur.

Disa reperët e famshëm në botë, më të njohur për tekstet e tyre mizogjene përfshijnë në fakt këngë në albumet e tyre që tregojnë një anë më të butë të përshtatshme për çdo situatë romantike. Përjashtim këtu nuk bën as tregu muzikor shqiptar.

Reperët tanë sa po vijnë e po ‘zbuten’ në tekstet e tyre. Përmendim këtu Noizy, Stresi, Elai, apo së fundmi dhe Lil Koli me hyrjen e tij më të re të kësaj jave.

Edhe pse në fillim mund të tingëllojë paksa e çuditshme, na vjen mirë të dëgjojmë ‘dashuri’ në tekste hip-hopi.

Edhe reperët që flasin më shumë për dhunën apo seksin, kanë këngë që zbulojnë anët e tyre të ndjeshme. E duket se në fakt ky trend në rritje, po përqafohet gjithnjë e më shumë nga audienca që vazhdojnë e i kërkojnë tekste të tilla më ‘soft’.