Çelik Lipa është një producent mjaft i talentuar, i cili ndër vite ka realizuar projekte mahnitëse me artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Së fundmi, ai ka realizuar një album të prodhuar nga shtëpia e tij diskografike SBS Entertainment, të cilin e ka titulluar “Golden Steel”.
Ai vjen këtë javë me dy super bashkëpunime. I pari është me Era Istrefi dhe titullohet “Bye e ki”, ndërsa tjetra është në bashkëpunim me Kidda, MC Kresha dhe Dardan dhe titullohet “Deri sabah”.
“Golden Steel”, shënon një moment transformues në karrierën e tij si producent muzikor, duke kapur thelbin e evolucioni të tij muzikor dhe vizionin artistik. Ky album reflekton udhëtimin e tij nga nisja e gjithçkaje e deri sot, ku Çelik Lipa në punën e tij përzien influenca dhe zhanre të ndryshëm muzikor për të krijuar një karrierë unike.
“Golden Steel” është më shumë se thjesht një koleksion këngësh; është një dëshmi e pasionit dhe përkushtimin e tij për muzikën. Dy këngët e reja nga Çelik Lipa renditen përkatësisht në vend të pestë, “Bye e ki”, dhe në vend të 46-të, “Deri sabah”.