Muzika komerciale është në një luftë të vazhdueshme me krijimet autor.
Muzika pop ose komerciale është ajo lloj muzike që është përkufizuar si muzika për të bërë pará. Sipas këtij konteksti shumica e artistëve studiojnë tregun
dhe sjellin atë muzikë që publiku do dhe kërkon por lind pyetja, a e duan me të vërtetë muzikën këta artistë apo e bëjnë thjesht për të fituar pará?
Përkundrazi, artistët që krijojnë muzikën indie, mund të mos e ngrejnë në këmbë publikun nëpër klubet e natës me prodhimet e tyre por ajo është muzika që
ata vërtet gjejnë veten e tyre.
Po të bëjmë një analizë në klasifikimin e “The Top List”, vihet re një përzierje e këngëve pop dhe atyre indie. Pavarësisht se pjesa më e madhe e
klasifikimit përbëhet nga muzika komerciale, e rëndësishme është që publiku do dhe përqafon edhe muzikën autor.
Andrra është një nga artistet që me këngën e saj “Kalle Llamën” mbizotëri për disa javë klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse është larg muzikës pop, kjo
këngë tregon historinë e një vajze 14-vjeçare të martuar nga prindërit e saj, duke përçuar kështu një mesazh të rëndësishëm.
Ana Bakaj është një tjetër artiste, e cila falë projektit të saj muzikor “Reckless”, ka mundur të kapë majën e klasifikimit, pavarësisht se nuk i përket
muzikës komerciale.
Arnon ft Jonisa – “4U”, Xuxi- “Seven days”, Vlashent Sata- “Erdhi Dita”, Bojken Lako- “Sekret”, Janex ft Dabo – “Wannabe”, Paradox- “Back To Her”, Mira-
“Nightgames”, Gillespie – “Aq me ben”, Edona Vatoci- “Miremengjes”, Shpat Deda- “Ninulle”, janë disa prej artistëve që edhe pse bëjnë një muzikë larg asaj
komerciale, vazhdojnë të jenë pjesë e klasifikimit zyrtar të muzikës moderne shqiptare, duke treguar kështu që publiku po bëhet më i ndërgjegjshëm ndaj të
dëgjuarit muzikë të vërtetë.
Sa i përket muzikës komerciale, duhet thënë se është ajo që publiku, edhe pse jo i gjithi, vazhdimisht dëgjon, kërcen dhe voton, kështu që muzika komerciale
do vazhdojë të jetë në një luftë të vazhdueshme me krijimet autor. Pavarësisht këtij diskutimi, të bërit muzikë pop nuk do të thotë që nuk kemi të bëjmë me
artistë të vërtetë.
Gjithmonë diskutohet se kush ka më tepër vlera… Një këngë komerciale që e dëgjon shpesh herë brenda një kohe të shkurtër, a lë të njëjtën shenje tek ty, po
aq sa një këngë me një tekst dhe melodi të komplikuar dhe të menduar? Në fund vendosni ju! Ku e gjeni më shumë veten? Kudo që ta gjeni, ne e kemi!
Top Music Awards, We are the music!