Rikthimi i Samantës është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar por ky duket se është vetëm fillimi.

Në një intervistë të dhënë për “Pardon My French” në Top Albania Radio, drejtuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, këngëtarja është shprehur po punon që në periudhën e verës të vijë me projekte mjaft ritmike.

Në intervistën e titulluar “Emnin tem”, këngëtares i janë dretjuar disa pyetje ngacmuese, gjatë së cilës zbuloi edhe historinë mjaft interesante rreth vendosjes së emrit të saj.

Emrin tim e ka vendosur babai im. Prindërit e mi kanë qënë duke dëgjuar albumin e Samanta Fox, dhe babai im tha na ngeli goca një muaj pa emër, t’ia vëmë Samanta se ndoshta na bëhet edhe këngëtare. Është një koiçidencë shumë e bukur.”

Sa i përket prurjes muzikore, “Emnin tem”, Samanta ka treguar se ka bashkëpunuar me kompozitorin Boban Apostolov, nga Maqedonia e Veriut ndërsa për tekstin është kujdesur Lindon Berisha.

Artisja ka shtuar se nuk ka ndërhyrë aspak në këtë projekt muzikor, pasi e ka pëlqyer shumë që në momentet e para që e ka dëgjuar demon.

“Emnin tem” është një nga këngët që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 8-të.