Lajmi se ai do të performojë në mbrëmjen finale të “The Voice of Albania” ka pushtuar mediat shqiptare.
Albert Stanaj, artisti me kombësi shqiptare do të jetë i pranishëm për herë të parë “live” ekskluzivisht për “The Voice”. Dy këngët e tij më të suksesshme deri tani, janë ‘Romantic’ dhe ‘Ain’t love strange’. Artisti është në fillimet e karrierës së tij muzikore dhe ndonëse në hapat e parë, ai po arrin sukses të madh. Ai ka qënë prej javësh pjesë e listës së “Top Awards”, duke kapur majat me dy këngët e tij.
Stanaj, i cili fillimisht u bë i famshëm falë koverave të postuara në rrjetin social Instagram, tashmë ka rreth 7 muaj që ka publikuar projektin e suksesshëm muzikor “Romantic”.
Artisti, i cili ka ardhur tepër romantik në këtë këngë, ka pushtuar zemrat e publikut të huaj dhe atij shqiptar. Gjatë kësaj jave, artisti është ngjitur me 31 pozicione, duke u renditur në vendin e 12-të.
“Romantic” ka rreth 19 javë që është bërë pjesë e klasifikimit, ku për një javë ka qëndruar në vendin e parë.