Këngëtari i njohur Petrit Çarkaxhiu, vokalisti i grupit Jericho, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga e tij e radhës titullohet “Kangë Muzgu”.
Ky projekt i tij solo, këtë herë jo me grupin Jericho, është një nga hyrjet e reja të javës në “The Top List”. Megjithatë, votat e publikut e kanë pozicionuar atë menjëherë në Top 5, pra në vend të pestë.
Një renditje kjo mjaft e mirë për një hyrje të re. Por fundja nuk mund të prisnim asgjë më pak nga ky artist kaq i madh e që nuk zhgënjen asnjëherë me krijimet e tij.
Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë artisti. Kjo sjell një dimension shtesë të ndjeshmërisë dhe autenticitetit në interpretimin e saj.
Kjo këngë është një përpjekje e fortë nga artisti për të sjellë një emocion të thellë tek dëgjuesit. Melodia është e kompletuar me një tekst që reflekton një thellësi dhe një kuptim domethënës.