E ftuar ditën e sotme në studion e “Wake Up” në Top Channel ishte këngëtarja Arinda Gjoni. Ajo ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re të titulluar “Malli” që është bërë pjesë e “The Top List”, Top Awards.
Por për kë e ka ‘mbytur’ malli Arindën?
Ky projekt ka nisur që në karantinë, por nuk ka lidhje me mua personalisht. Tani i erdhi koha që ta nxirrja por nuk është për mua. Kanë gjetur veten shumë njerëz (qesh). Jam e lumtur për këtë projekt, është kënga e parë që e kam bërë për qejfin tim, jo për popullin për t’u kërcyer apo për koncerte, është shumë larg komerçales. Është pritur mjaft mirë dhe jam shumë e lumtur për këtë.
Si i ka Arinda marrëdhëniet me këngët e dashurisë?
Në Shqipëri i duan këngët me prerje damaresh, na pëlqen ne që të vuajmë pak. Unë në fakt shquhem për këngë dinamike, por më shjojnë dhe baaladat. Dhe thashë pse jo, të vij dhe unë me një baladë.
A ka ajo ndonjë këngë që do që ta zhdukë nga repertoti i saj?
Nuk kam, por ngaqë jam shumë detajiste ka klipe që mund të ndryshoja ndonjë gjë, por nuk kam këngë që do të doja ta zhdukja. Jam njeri që e mendoj shumë herë para se ta nxjerr një projekt, e testoj veten. Por ka gjëra që them se mund t’i kisha bërë më mirë.
A ka në plan Arinda ndonjë projekt tjetër së shpejti?
Kisha një vit që jam tërhequr dhe nuk kam ndejtur kot, kam punuar fort. Kam shumë projekte që i kam gati dhe do t’i nxjerr njëra pas tjetrës. I rradhës do të jetë për Shën Valentin, në shkurt. Do i lë pak hapsirën e vet çdo projekti dhe pastaj në verë do të jetë shpërthimi.
Kënga “Malli” renditet këtë javë në vend të 98-të të klasifikimit të “The Top List”. Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, mund ta votoni atë për të qenë sa më gjatë si pjesë e klasifikimit.