Pas suksesit të bashkëpunimit të parë, Bennito dhe Big Basta rikthehen fuqishëm me projektin e tyre më të ri muzikor, “Dubai”. Ky është bashkëpunimi i dytë mes dy artistëve që, megjithëse vijnë nga breza të ndryshëm, kanë gjetur një gjuhë të përbashkët artistike dhe muzikore.

Kënga “Dubai” është një kombinim mes stilit klasik hip-hop që përfaqëson Big Bastën dhe energjisë së re urbane që sjell Bennito. Ky projekt konfirmon se sinergjia mes Bennito dhe Big Bastës nuk është rastësore.

Pas reagimeve pozitive ndaj bashkëpunimit të tyre të parë, “Guantanamo”, “Dubai” vjen si një vazhdimësi e natyrshme që tregon se dyshja e ka gjetur formulën e duhur për të krijuar hite. Bashkëpunimi i tyre është një shembull se si muzika mund të jetë urë lidhëse mes brezave, stileve dhe perspektivave të ndryshme.

Nëse ky është vetëm bashkëpunimi i dytë, mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellin më tej, por një gjë është e sigurt, ata janë në rrugën e duhur.