“Beautiful” e Flori Mumajesit në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe “Bongo” i Capital T dhe Dhurata Dorës kanë qënë dy prej projekteve më jetëgjatë të klasifikimit të “The Top List”, përkatësisht për 34 dhe 35 javë.

Ndërkohë që kanë ecur mjaft mirë nga java në javë, duket se kjo javë ka rezultuar fatale për këto dy projekte pasi nuk kanë mundur t’i rezistojnë prurjeve të reja muzikore, duke bërë kështu që të mbeten jashtë Top Listës.

Prej 34 javësh “Beautiful” ka qënë pjesë e këtij klasifikimi, duke u renditur në vendet më të rëndësishme të listës por duket se pas kaq shumë kohësh, Flori duhet të sjellë diçka të re për të gjithë fansat e tij. Deri tani ende nuk kemi një lajmërim nga ana e artistit nëse po punon për ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndërsa bashkëpunimi i Capital T dhe Dhurata Dorës, “Bongo”, ka qëndruar prej 35 javësh në klasifikim por edhe pse nuk është në klasifikim më këtë këngë, Capital T ka 6 javë që është pjesë e listës me hitin e tij më të ri “C’est La Guerre”, duke u renditur në vendin e 6-të.