Me ardhjen e sezonit veror, artistët janë vënë në lëvizje dhe kanë publikuar projektet e reja.

Dy javët e fundit në klasifkimin e Top Awards ka patur shumë hyrje të reja, ku numri ka arritur deri në 11-të këngë të reja në listë.

Ndërkohë që javët e fundit kanë patur pafund prurje të reja, kjo javë ka sjellë vetëm një këngë të re në klasifikim dhe bëhet fjalë për Ledrin Vulën, “Don mo”.

Kjo javë e qetë ka lënë të nënkuptohet se artistët ende po punojnë për atë cfarë do të dëgjohet më shumë këtë verë dhe që do të shpallet hiti i verës.

Ajo cfarë është vënë re tek hyrjet e reja, javët e fundit, është pozicionimi i këngëve mjaft i mirë, duke na treguar qartë se kjo verë pritet të sjellë këngë mjaft të bukura.