Aurela Gaçe është një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Zëri i saj dhe performancat live janë pika më e fortë që Aurelën e bëjnë ndër më të pëlqyerat e të gjitha moshave.
Mirëpo një lajm i keq për të gjithë fansat e saj. Ajo përmes rrjeteve sociale njoftoi se nuk do të jetë pranë tyre në këtë sezon dimëror.
“Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuajse 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do fillojë sezoni i ri, ju bëj me dije se këtë sezon dimëror nuk do jem pranë jush. Sigurisht do të jem me data të caktuara por jo çdo fundjavë, ashtu si vitet e mëparëshme“.
Nuk është ende e qartë arsyeja se pse këngëtarja e talentuar ka marrë këtë vendim por le të shpresojmë që artistja po përgatitet për surpriza akoma më të mëdha.