Wicked-K, emri i vërtetë i të cilit është Kristi Kadiu, është një nga emrat më të rinj të botës së muzikës. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij ”Mikrofoni”, i cili ka hyrë në klasifikimin e ”The Top List” këtë javë. Le të njihemi pak më shumë me të…

Kristi Kadiu, është një nga artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Emri i tij i artit është Wicked-K, është 24 vjeç nga Tirana dhe ka përfunduar studimet për inxhinieri mekatronike. Ka rreth 10 vite që merret me muzikë të rrymës hip hop dhe rap. Wicked-K i shkruan vetë tekstet e tij. Në fillimet e tij merrej me beatbox pastaj kaloi tek rryma rap. ”Mikrofoni” është kënga e tij e parë, e cila e pozicionoi mes artistëve të Top Awards.