OSS është artisti më i ri që i është bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Ai ka bashkuar forcat me Adion për të sjellë “Paranoj”, kënga e tij debutuese në Top Awards.
“Paranoj” nuk është thjesht një këngë tjetër hip-hopi në treg. Përkundrazi, dy artistët kanë krijuar një kombinim mjaft perfekt mes tyre që e bëjnë këtë projekt të godasë në shenjë.
Pasiguri, presion, sfidat e jetës së përditshme e sukseset… Shumë mund të kuptojmë nga “Paranoj”.
Klipi është po ashtu mjaft i arrirë, gati-gati si një projekt i mirëfilltë kinematografik. Teksa arritjet e Adion i kemi mësuar dhe i kemi duartrokitur, vëmendja shkon dhe tek talenti i OSS, që shpresojmë që projektet e tij tanimë të jenë dhe më të shpeshta.