Edhe pse është shumë aktive në jetën e natës me koncertet e saj, Olta Boka i ka munguar tregut muzikor sa i përket projekteve të reja muzikore.

“Ti me ke mua”, ka qënë projekti i saj fundit muzikor në bashkëpunim me Erik Lloshin, këngë e cila ishte pjesëmarrëse në “Top Fest 11”, ku u vlerësua me çmimin e “Top Albania Radio”.

Por pas dy vitesh mungesë, Boka ka treguar se i është drejtuar studios muzikore për të sjellë diçka të re për të gjithë fansat e saj. Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, Olta zbulon se për rikthimin e saj në muzikë ajo i ka besuar përsëri producentit Irkenc Hyka.

Ndërkaq Boka ende nuk ka dhënë detaje rreth këngës së saj të re, duke lënë fansat në pritje. Gjithashtu mbetet për t’u parë në kënga e saj do të jetë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.

https://www.instagram.com/p/BGFF8VFjhok/