Kjo javë ka ardhur me një lumë ndryshimesh në klasifikimin e “The Top List”.
Ndërkohë që 7 projekte të reja i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare këtë javë, kreu ka mbetur i njëjtë krahasuar me javën e kaluar.
Lil Koli vazhdon të kryesojë listën zyrtare të “Top Awards” për dy javë rresht, duke i rezistuar konkurrencës së prurjeve të reja.
Ndërkohë që po shijon suksesin e “Me Grupin”, në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, reperi ka treguar se po punon për disa projekte muzikore, të cilat priten të dalin shumë shpejt në treg.
Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Benzina” e Luana Vjollca me +58 vende ndërsa projekti muzikor që ka humbur më shumë pozicione nga java e kaluar është “Habibi” e HitBoyz, me -29 pozicione.