“Nuk ma la” ishte projekti muzikor që u publikua në të njëjtën ditë me “Beautiful”. Flori Mumajesi dhe Ledri Vula bashkuan fuqitë duke sjellë brenda një dite dy projekte muzikore, të cilat korrën një sukses të madh në tregun shqiptar.
“Nuk ma la”, prej 22 javësh është bërë pjesë e “The Top List”, ku nga java në javë është pozicionuar mjaft mirë, madje për disa javë ajo ka qënë pjesë vendeve më të nxehta të listës.
Për këtë javë, ajo është ngjitur me 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 22-të, i cili është një pozicion tepër i rëndësishëm për listën prej 50 këngësh.
Ndërkohë që Ledri po shijon suksesin e projektit të tij më të fundit muzikor “A jena mire”, Flori nga ana tjetër ka paralajmëruar këngën e radhës, e cila pritet të publikohet së shpejti.