Djemtë e NRG Band kanë qënë të ftuarit special të mbrëmjës çerekfinalen të “The Voice of Albania”, ku performuan gjithashtu Butrint Imeri dhe Andrra.
I njohur për stilin e tij të veçantë, ky grup ka elektrizuar publikun e “The Voice”, mbrëmjen e së premtes, duke ngritur në këmbë të pranishmit me performancën “live” të hiteve muzikore si “Balkanbooty” dhe “Thirrem”.
Duket se performanca e “live” e projektit më të ri të grupit ka lënë një shije të mirë tek fansat të cilët, duket se nuk kanë rreshtur së votuari “Balkanbooty” këtë javë, duke bërë që ajo të pozicionohet mjaft mirë në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ndryshe nga java e kaluar, ku ky projekt muzikor mbante vendin e 5-të, këtë javë ai është bërë pjesë e treshes më të nxehtë të “The Top List”, duke zënë pikërisht vendin e tretë.
“Balkanbooty” ka vetëm 3 javë që ka dalë në tregun muzikor dhe që në javën e parë të publikimit, ajo është bërë pjesë e listës së “Top Awards”, duke vërtetuar kështu se publiku e ka pritur mjaft mirë prurjen më të re të NRG Band.