“Street Spirit” titullohet një nga këngët më të reja që i bashkohet këtë javë ”The Top List”. Projekti erdhi si bashkëpunim i Louis X, Arli dhe Najra Qato, tre emra të rinj në listë. Por cilët janë ata?

Arli Meta apo “Arli ”, është producent i muzikës elektronike dhe DJ me eksperiencë 10-vjeçare në Shqipëri. I influencuar nga muzika Teck Melodic House, ai ka filluar të merret me muzikë që në moshën 16-vjeçare dhe ka studiuar Music Poduction dhe Sound Engineer në SAE, ATHENS. Arli vjen në ”The Top List” me bashkëpunimin me Najra Qato dhe Louis X, ”Street Spirit”.

Najra Qato, e sapo diplomuar në Universitetin e Arteve për muzikë klasike, kanto. Përpara Universitetit ka studiuar 4 vite në Liceun Artistik Jordan Misja, Tiranë për kanto. Gjatë atyre viteve ka marrë pjesë në koncerte dhe konkurse të ndryshme. Gjatë vitit të fundit të Liceut Artistik realizoi recitalin e saj ku luajti pjesë të ndryshme në piano të kompozitorit Bach dhe kendoi kryesisht pjesë të ndryshme klasike të kompozitorit Mozart. Gjatë viteve të Bachelorit për dy vite rresht ka marrë pjesë në Tirana Festival ku ka luajtur pjesë të ndryshme muzikale dhe klasike.

Arntit Stavro i njohur gjithashtu si “Louis X” është një producent dhe DJ i muzikës elektronike me bazë në Mykonos, Greqi. I ndikuar nga emrat më të mëdhenj në skenën EDM si David Guetta, Swedish House Mafia dhe më shumë, ai filloi të prodhonte muzikë që në moshën 16-vjeçare. Në vitin 2015 ai vendosi të transferohej në Londër për të studiuar prodhimin muzikor dhe inxhinierinë e zërit në Shkollën e Muzikës Pointblank.