Një hyrje e re i bashkohet “The Top List” për këtë javë. Leonardo Gashi ka sjellë këngën e tij më të re që mban titullin “Inat”.

Artisti e ka sjellë atë si miksim i dy gjuhëve, atë shqipe dhe gjermane, ku duket se ndjekësit nga këto dy shtete e kanë suportuar shumë. Por le të njihemi pak më shumë me të.

Leonardo Gashi ka lindur më 17 shkurt 1998 në Gjermani. Ai është një emër jo i panjohur për publikun, por që i është bashkuar së fundmi Top Awards me projektin e tij ”Inat”.

Leonardo e nisi karrierën e tij muzikore në vitin 2018 kur publikoi projektin ”Mi amor”. Viti që pasoi, 2019, ishte goxha i suksesshëm për të, ku publikoi një sërë hitesh që i dhanë një shtysë akoma edhe më të madhe. Këtu mund të përmendim ”Të kërkoj akoma”, ”Habibi”, “Hayatim” dhe ”Pronto”.

Por ishte projekti i tij ”Inat”, ai që bëri që Leonardo të njihej më gjerësisht duke hyrë kështu mes artistëve të Top Awards. Kjo këngë renditet në vend të 19-të të klasifikimit të ”The Top List” për këtë javë.